
Fadil Demaku: Sot ndihem i gëzuar për Sylejman Selimin
Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-deputeti i Kosovës, Fadil Demaku, është gëzuar për lirimin e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.
“Sot ndihem i gëzuar për Sylejman Selimin dhe familjen e tij që ka dalë në liri pas qëndrimit të tij më tepër se 5 vite në burg nga procesi i quajtur Drenica 2. Proces i turpshëm për gjykatat e EULEX-it por edhe ato vendore të cilat në këtë rast nuk ishin në shërbim të drejtësisë, rast tashmë i njohur për të gjithë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Fadil Demaku.
Sot ndihem i gëzuar për Sylejman Selimin dhe familjen e tij që ka dalë në liri pas qëndrimit të tij më tepër se 5 vite…
Gepostet von Fadil H Demaku am Freitag, 25. Januar 2019
/Epoka e re/