Haradinaj: Qeveria do ta përkrahte shfuqizimin e Speciales, nëse do të votohej në Kuvend

23 dhjetor 2017 | 14:20

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe një herë ka shprehur qëndrimin e tij se ishte dhe është kundër Gjykatës Speciale.

Sipas tij krijimi i një gjykate të tillë do ta dëmtonte imazhin e Kosovës, raporton lajmi.net

“Është e padrejtë për Kosovën edhe pse kemi shumë telashe. Ia rëndon imazhin ndërkombëtar. Titujt kanë me u bo nëpër botë jo Gjykata e Kosovës, trafiku i organeve, krimet e luftës e sene tjera”, ka thënë Haradinaj në mbledhjen e AAK-së.

Shefi i qeverisë kosovare ka deklaruar se nëse ky ligj do të votohej në Kuvend, atëherë edhe qeveria do ta përkrahte.

Kjo pasi sipas tij, ekzekutivi e ka obligim zbatimin e vendimeve të Parlamentit.

“Kam kërkuar në vazhdimësi që kjo gjykatë të bëhet në Kosovë. Dje 43 deputetë kërkuan seancë të jashtëzakonshme, dhe nëse do të kishte seancë mbrëmë e të votohej me 61 vota, atëherë edhe qeveria do e miratonte”, deklaroi Haradinaj.

Sipas Haradinajt, AAK-ja vazhdon të qëndrojë prapa qëndrimeve të saja, dhe pavarësisht detyrave ato nuk ndryshojnë.

“Kemi votuar jo në opozitë, jemi edhe sot jo për Specialen. Çkado që kemi thënë po në opozitë, është po sot. Me ndryshim të punës nuk ndryshojnë bindjet tona. Nëse të tjerët kanë shitur kauza, ne jemi kauzë vet”, deklaroi Haradinaj para anëtarëve të AAK-së.

Ndryshe, dje dështoi mbajtja e seancës së jashtëzakonshme, pasi në mbledhjen e kryesisë nuk kishte kuorum. /Lajmi.net/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka kërkuar dorëheqjen…