Haradinaj reagon pas zgjedhjes së raportuesit për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të KE-së

14 nëntor 2019 | 15:42

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas zgjedhjes së deputeti gjerman Peter Beyer raportues për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se uron që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë.

“Sot në takimin e Komitetit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës me shumicë votash u vendosë që raportuesi për Kosovën të jetë, Peter Beyer, deputet nga koalicioni qeverisës CDU-CSU i Kancelares gjermane, Angela Merkel, me 33 vota kundër deputetit rus, Alexei Kondratiev, që mori vetëm 6 vota. Uroj që ky vendim të jetë një rifillim i mbarë i angazhimit evropian në Kosovë, me qëllim të avancimit të rrugëtimit të Kosovës drejt integrimit të plotë në familjen evropiane”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka zhvilluar deri tash gjashtë…