Haradinaj reagon për zjarrin që përfshiu katedralen Notre Dame në Paris

15 prill 2019 | 23:33

“I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850-vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de Paris!”, ka shkruar kryeministri Ramush Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës.

“Bashkëndjej me kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
"Zgjedhjet e 30 qershorit nuk do të zhvillohen ose do…