Haradinaj: Rinia e Gjakovës 100 për qindnë përkrahje të vizionit tonë për shtetin

29 shtator 2019 | 16:26

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar Gjakovën, ku ka bashkëbiseduar me të rinjtë e kësaj komune.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se rinia e Gjakovës 100%  është në përkrahje të vizionit të këtij koalicioni për shtetin.

Sipas tij, kujdesi për rininë është garancë për ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe me rritje ekonomike

Postimi i plotë i Haradinajt:

Rinia e Gjakovës 100% në përkrahje të vizionit tonë për shtetin!

Kujdesi për rininë është garancë për ndërtimin e një shoqërie të sigurt dhe me rritje ekonomike. Frymëzues bashkëbisedimi i sotëm me rininë e mrekullueshme të Gjakovës. Rinia jonë është forcë transformuese e shoqërisë dhe përket në një botë që po ndryshon me shpejtësi. Epoka e ndërlidhjes digjitalizuese dhe teknologjisë së avancuar informative, kërkon edukim konform trendeve bashkëkohore dhe përshtatje të programeve studimore ekonomisë së vendit. Në vizionin tonë 100% Kosovë, e kemi përfshi mësimin dual, fondin për punësim, kompensimin e 50% të pagës për çdo punësim fillestar në prodhim dhe një varg masash reformuese që garantojnë punë dhe perspektivë për rininë, për ta ndërtuar jetën dhe karrierën në vend.

Image may contain: 1 person, crowd and outdoorImage may contain: 8 people, crowd, wedding and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth një milion euro është shuma që iu lejohet subjekteve…