Haradinaj: Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës

27 janar 2019 | 13:34

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar zëvendësministrin tashmë të ndjerë, Arian Dacin, i cili ka ndërruar jetë të shtunën si pasojë e një orteku në Brezovicë.

Haradinaj në mbledhjen komemorative të mbajtur për nder të tij e ka vlerësuar si një njeri me shpirt të bardhë, zëvendësministrin e Diasporës, Arian Dacin.

“Qeveria ka humbur një zyrtar të zellshëm. Prishtina e humbi një djalë të ri, një qytetar shembullor. Ariani e ka dashur këtë vend dhe i ka shërbyer me devotshmëri. Shpirti i bardhë i Arianit u nda nga ne në bardhësinë e borës. Ai ishte i dalluar për vlera të larta njerëzore. I jemi përjetësisht mirënjohës për shërbimin ndaj atdheut. Lamtumirë Arian!”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se njerëzit si Arian Daci mbahen mend gjatë, jo për zhurmë por për qetësi dhe për mënyrën si i njohim, si jetojnë dhe si ikin befasisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgatitjet për vënien në funksion të zonës ekonomike amerikane në…