Haradinaj shpreson për liberalizim e vizave para Krishtlindjeve

02 dhjetor 2019 | 13:54

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është duke punuar rreth çështjes së liberalizimit të vizave për Kosovën me shpresë se lajmin e mirë do ta marrin para Krishtlindjeve.

Ai ka folur edhe për delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, i cili ka vizituar Kosovën.

“Po punojmë, javën e shkuar kemi pas delegacionin e Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë, shpresoj që do të marrim lajmin e mirë para Krishtlindjeve. Shpresoj, nuk është e konfirmuar, kemi punuar dhe kemi rënë dakord që mos të japim premtime mediale, por po ecim në këtë drejtim”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, ka zbuluar se…