Haradinaj shtron iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame

04 maj 20:37

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në selinë e kësaj partie ka shtruar iftar për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Muaji i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit, të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet të gjithë neve”.

“Me këtë rast, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për z. Naim Tërnava, Myfti i Republikës së Kosovës”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se rrugëtimi njëmujor me agjërim, lutje dhe reflektim, të na motivojë për të qenë të bashkuar, si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian,…