Haradinaj sot udhëton për në Hagë
23 korrik 2019
| 08:40
Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj sot do të niset për në Hagë.
Haradinaj të premten e javës së kaluar ka marrë ftesë nga Gjykata Speciale e Hagës për t’u intervistuar.
Kjo ishte edhe arsyeja që Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit, pasi ai deklaroi se nuk dëshiron që të shkojë në Hagë në cilësinë e shefit të Qeverisë së Kosovës.