Haradinaj-Stublla e Selimi takohen me Grenellin, e falënderojnë për angazhimin për Kosovën

05 shtator 2020 | 13:55

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë me dije se pas një dite plot ngjarje e zhvillime, bashkë me ministrin Selim Selimi kanë zhvilluar takim miqësor me të deleguarin presidencial për dialog ambasadorin Richard Grenell.

“E falënderuam për angazhimin e jashtëzakonshëm të tij për të mbajtë lartë në agjendën amerikane Kosovën dhe interesat e saj ekonomike, duke mos harruar të angazhohet edhe për forcimin e subjektivitetit tonë, siç është njohja historike nga shteti i Izraelit”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla në llogarinë e saj në “Facebook”.

Ajo ka shkruar tutje se tani me të drejtë, Kosova do të kërkojë angazhim të shtuar edhe nga ndërmjetësi evropian, specifikisht për njohjet nga pesëshja e BE-së.

“Do të punojmë fort ditëve në vijim për të forcuar më tutje këtë drejtim të ri të shtetit tonë”, ka shkruar ministrja Haradinaj-Stublla.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar…