Haradinaj-Stublla: Lista Serbe të moscertifikohet për zgjedhje e ardhshme

21 janar 2024 | 15:01

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kërkuar që Lista Serbe të moscertifikohet për zgjedhjet e ardhshme në katër komunat veriore.

Haradinaj-Stublla ka shkruar në “X” se “vendimi i KQZ-së duhet të rishikohet” dhe se aktiviteti i Listës Serbe duhet të ndalet.

“Vendimi i KQZ-së duhet të rishikohet, dhe forca e ligjit të Republikës së Kosovës duhet të ndalojë organizatën kriminale “Lista Serbe” nga aktiviteti në territorin e Kosovës, e po ashtu – të parandalojë certifikimin dhe pjesëmarrjen e saj në zgjedhjet e ardhshme në komunat veriore nëse nuk duam t’ua servojmë me duart tona “parathënien për aneksimin” e veriut të Kosovës”, ka shkruar ajo.

Ish-kryediplomatja ka kërkuar edhe reagim nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Todd Boehly dhe pjesa tjetër e bordit të Chelseat janë…