Haradinaj-Stublla takohet me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë

25 janar 2021 | 16:24

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka pritur në takim ambasadoren e re të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, Shpresa Jusufi.

Haradinaj-Stublla ka thënë se Republika e Kosova ka raporte të shkëlqyera me Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe se është e interesuar për raporte të mira fqinjësore me të gjitha vendet e rajonit.

“Dy vendet tona kanë mundësi të mëdha për bashkëpunim ekonomik, politik, në fushën e arsimit e kulturës, për të cilat do të punojmë së bashku me ambasadoren e nderuar znj. Jusufi”, ka thënë shefja e diplomacisë së Kosovës.

Duke folur për integrimet euroatlantike, Haradinaj-Stublla ka thënë se Prishtina zyrtare ka shumëçka të mësojë nga Republika e Maqedonisë së Veriut për rrugëtimin e saj në NATO, dhe se bashkëpunimi në këtë fushë do të jetë me interes për Kosovën, si shtet aspirant për të qenë anëtar i plotë i Aleancës Veri-Atlantike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori Milazim Krasniqi, ka uruar djalin e tij Memlin, për…