‘Urime gëzimi ynë i parë’, kështu e uron babai Memli Krasniqin për ditëlindje

25 janar 2021 | 16:12

Profesori Milazim Krasniqi, ka uruar djalin e tij Memlin, për ditëlindjen e 41-të. Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” fjalë të mira për Memlin, të cilin e ka quajtur krenari të familjes

Krasniqi i ka uruar Memlit shëndet e jetë të gjatë, duke shtuar se ai është gëzimi i parë i familjes.

“Djali ynë i shumëdashur, Memli, sot e ka ditëlindjen. Memli ishte gëzimi ynë i parë dhe është gëzim yni në vazhdimësi tash 41 vjet. Urime, babush! Zoti të dhashtë shëndet, suksese, mbarësi dhe të ruajtë e të gëzoftë gjithmonë, siç na ke gëzuar e na ke bërë ti ne krenar dhe prindër të lumtur”, ka shkruar profesori Krasniqi.

Ndryshe, për ditëlindjen e Memlit sot ka postuar një urim edhe kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj.

“Me miq e bashkëpunëtorë si Memli dhe ekipi i mrekullueshëm i Rimëkëmbjes, fitorja e PDK-së është e pandalshme. Urime ditëlindjen, Memli!”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kaltrina Maloku nga Komuna e Vushtrrisë i është bashkuar Lëvizjes…