Kurti prezanton anëtaren më të re të Vetëvendosjes

25 janar 2021 | 16:06

Kaltrina Maloku nga Komuna e Vushtrrisë i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje, e cila drejtohet nga Albin Kurti.

Me këtë rast, Kurti ka thënë se Kaltrina, si shumë të rinj të tjerë, presin që qeverisja e tyre të jetë e mirë e të punojë për qytetarët.

“Me prejardhje është nga fshati Samadrexhë i Vushtrrisë dhe tash i ka filluar studimet e doktoraturës në Universite Grenoble Alpes në Francë. Kaltrina Maloku, 24 vjeçare, e ka temën në matematikë të aplikuar në hidrologji, me fokus zhvillimin e një modeli stokastik që simulon temperaturën dhe reshjet atmosferike. Ajo u anëtarësua dje në Lëvizjen Vetëvendosje, me ç’rast e mirëpritëm bashkë me nënkryetarin e komunës së Vushtrrisë dhe kandidatin tonë për deputet të Kuvendit, Besim Muzaqin.
Studimet e nivelit master në drejtimin e matematikës së aplikuar në shkencat klimatike dhe të mjedisit Kaltrina i ka përfunduar në Universite Claude Bernard Lyon 1 të Francës. Kaltrina, si shumë të rinj të tjerë, presin që qeverisja jonë të jetë e mirë e të punojë për qytetarët e vendin, që edhe atyre t’ju krijohen mundësitë që të kthehen në Kosovë e kontributin e tyre ta japin këtu”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar opinionin publik se…