Nga sot të burgosurit mund të shkojnë për vizitë tek familjet e tyre

25 janar 2021 | 16:01

Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar opinionin publik se sot ( e hënë) do të lejohen vizitat e të burgosurve tek familjet e tyre.

Ky institucion ka bërë me dije se si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet.

“Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve. Pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh”, ka njoftuar e ShKK-ja.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga ministri…