Haradinaj: Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare

16 dhjetor 2023 | 20:06

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova ka ndritur në botë falë xhudistëve të talentuar.

Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e organizimit të “Kampionatit të Hapur Evropian të Xhudos Prishtina 2023”.

“Xhudoja vazhdon të jetë sporti më kulminant në vend. Kosova ka ndritur në arenën ndërkombëtare falë xhudistëve tanë të talentuar, të cilët kanë sjellë triumfe të njëpasnjëshme për vendin tonë. Sot përjetova një emocion të veçantë në një nga ngjarjet më të mëdha sportive në vend, “Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos Prishtina 2023,” ku morën pjesë 26 shtete nga e gjithë bota”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare.

“Sukseset e xhudistëve tanë janë pasuri kombëtare, dhe kjo meritë shkon te mjeshtri i madh Toni Kuka dhe familja e tij. Mirënjohje Federatës së Xhudos së Kosovës në krye me Agron Kukën, për organizimin e shkëlqyer!”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi bashkë me…