Haradinaj: Sunduesve i pengon liria e shprehjes, shqetësuese sulmet e orkestruara të pushtetit ndaj medias

03 maj 2024 | 11:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave ka thënë mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se sunduesve i pengon liria e shprehjes, liria e mediave.

“Mbrojtja e gazetarëve dhe medias së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë! Sot në Ditën Botërore të Lirisë së Mediave, reflektojmë mbi rëndësinë e lirisë së fjalës dhe lirisë së medias. Shqetësues mbetet qasja e eksponentëve të pushtetit me sulmet e orkestruara që i bëjnë mediave dhe tendenca për kontroll ndaj tyre, duke shënuar regres alarmant sa i përket lirisë së medias, i vërtetuar edhe nga raportet e institucioneve kredibile ndërkombëtare. Qëndrojmë krah medias, në mbrojtje e respekt ndaj fjalës së lirë!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AS Roma pësoi humbje në “Stadio Olimpico” nga Bayer Leverkusen…