Haradinaj takohet me ambasadorin e ri britanik: Kërkova mbështetjen e Britanisë për NATO-n

11 mars 2024 | 16:38

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Haradinaj ka thënë se e ka uruar ambasadorin për detyrën e re dhe e falënderoi për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë Britania për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Pata kënaqësinë ta pres në takim njoftues Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, z. Jonathan Hargreaves. Duke e uruar për detyrën e re, ambasadorin Hargreaves e falënderova për kontributin e vazhdueshëm dhe të jashtëzakonshëm që e ka dhënë Mbretëria e Bashkuar për lirinë, pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës. Njëherësh, vlerësova rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës. Kërkova mbështetjen e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në përkushtimin tonë për të qenë pjesë NATO-s”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka thënë se…