Haradinaj takohet me Lajçakun, flasin për marrëdhëniet bilaterale

21 qershor 2019 | 10:11

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka takuar ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajçak, me ç’rast kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale dhe politike mes dyja vendeve.

“Mëngjes pune me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë njëherit edhe kryesues i OSBE-së, Miroslav Lajćak, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet bilaterale e politike mes dyja vendeve, bashkëpunimin me Misionin e OSBE-së në Kosovë si dhe forcimin e marrëdhënieve në mes të dy shteteve, veçanërisht në rrugën e përbashkët euro-atlantike”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka falënderuar ministrin Lajçak për qëndrimin e tij të qartë kundër shkëmbimit të territoreve.

Haradinaj ka theksuar se njohja e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare të BE-së, veçanërisht nga Sllovakia, është një kontribut i drejtpërdrejtë për sigurinë e stabilitetin e gjithë rajonit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa në takim me…