Haradinaj takohet me Pompeon: Kosova ka treguar se është partnere mike e ShBA-së

06 shkurt 2020 | 14:17

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të “Lutjeve të Mëngjesit” në Amerikë, është takuar me sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, me të cilin ka diskutuar për aktualitetin politik në vend dhe rajon.

Haradinaj ka thënë se e ka siguruar sekretarin Pompeo se Kosova do të qëndrojë e palëkundur në krah të Amerikës.

“I nderuar që gjatë ‘Lutjeve të Mëngjesit’ të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Me sekretarin Pompeo diskutuam për aktualitetin politik dhe rolin e Kosovës në rajon e më gjerë. Kosova ka treguar se është në krah të Amerikës dhe partneri më besnik i saj në të gjitha aspektet globale si ato të sigurisë, ekonomike, politikës së jashtme dhe paqes e demokracisë. Sekretarin Pompeo e sigurova se ne qëndrojmë të palëkundur në besimin se Kosova dhe ShBA përveç interesave të përbashkëta strategjike ndajnë edhe sistemin e vlerave të lirisë e demokracisë. Zoti e bekoftë Kosovën, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

I nderuar që gjatë lutjeve të mëngjesit të ndajë tavolinën me Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo. Me Sekretarin Pompeo…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Donnerstag, 6. Februar 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero…