Thaçi dekoron tre dëshmorë nga Terdevci i Drenasit

06 shkurt 2020 | 14:10

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Daut Halilaj, ndërsa me urdhrin “Luftëtari i Lirisë-Adem Jashari”, dëshmorët Besim dhe Alban Halilaj.

Me këtë rast, Thaçi ka thënë se familja Halilaj nga Terdevci i Drenasit ishte bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Me urdhrin ‘Hero i Kosovës’, sot e dekorova dëshmorin Daut Halilaj. Ndërsa, me urdhrin ‘Luftëtar i Lirisë-Adem Jashari’, dëshmorët Besim dhe Alban Halilaj. Familja Halilaj nga Terdevci i Drenasit ishte bazë e fortë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/pcb.3436750439728624/3436748629728805/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka vizituar kryetaren…