
Korab Sejdiu me urim të veçantë për kryeparlamentaren
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, ka vizituar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmanin.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se mburret që pas shumë vitesh, në krye të Kuvendit vjen një figurë kaq e ndritur te shoqërisë sonë.
“Sot pata kënaqësinë e veçantë që t’i uroj personalisht znj. Vjosa Osmani-Sadriu marrjen e përgjegjësisë së re si kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Mburrem shumë, që pas shumë vitesh, në krye të Kuvendit më në fund kemi një figurë kaq të ndritur të shoqërisë sonë. Punë e mbarë për znj. kryetare, Kuvendin dhe Qeverinë, që e kemi pritur me kaq padurim”, ka shkruar ish-deputeti Sejdiu.
Sot pata kënaqësinë e veçantë që t’i uroj personalisht znj. Vjosa Osmani-Sadriu marrjen e përgjegjësisë së re si…
Gepostet von Korab R. Sejdiu am Donnerstag, 6. Februar 2020
/Epoka e re/