Hoti takimin e parë si zëvendëskryeministër e zhvillon me ambasadorin e Gjermanisë

06 shkurt 2020 | 14:03

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, takimin e parë zyrtar në këtë pozitë e ka zhvilluar me ambasadorin e Gjermanisë në Prishtinë, Christian Heldt.

Me këtë rast, Hoti ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të mbetet ekzistenciale për Kosovën

“Sikur edhe më parë, agjenda e zhvillimit ekonomik, mirëqenia sociale, si dhe bashkëpunimi në nivelin e politikës së jashtme do të jenë pika të përbashkëta tek të cilat miqësia dhe partneriteti jonë do të thellohen edhe më tutje. Roli i Gjermanisë është dhe do të vazhdojë të mbetet ekzistencial për Kosovën”, shkruan Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Clippersave, falë 23 pikëve të George dhe 23…