Haradinaj takohet me shefin e EULEX-it, flasin për zhvillimet në vend

22 shtator 2022 | 16:14

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është takuar me shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Kështu ka njoftuar vetë Haradinaj përmes një postimi në “Facebook”, ku ka treguar çështje diskutimi ka qenë zhvillimet në vend dhe mbështetjen që ky mision i ofron institucioneve të vendit, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

“Në takim me shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, diskutuam për zhvillimet në vend dhe mbështetjen që ky mision i ofron institucioneve të vendit, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. E falënderova z.Wigemark për kontributin e vazhdueshëm dhe shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim me të gjithë që ndajnë me ne përvojat e tyre në sundimin e rendit dhe ligjit e sidomos me vendet e BE-së”, ka thënë Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë…