Haradinaj takon ambasadoren e Maqedonisë, flasin për zhvillimet në vend
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, Shpresa Jusufi, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet në vend dhe nevojën e krijimit të institucioneve të reja
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë bërë shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët euroatlantike.
“Kënaqësi të prisja sot në takim ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, znj. Shpresa Jusufi. Duke e falënderuar për angazhimin e saj, me ambasadoren diskutuam për zhvillimet në vend, nevojën e krijimit të institucioneve të reja dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kosova dhe Maqedonia e Veriut, janë bërë shembull i fqinjësisë së mirë dhe aleate në rrugën e përbashkët euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj.



