Haradinaj takon ambasadorin amerikan, flasin për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

29 gusht 2019 | 16:04

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Philip Konett, me të cilin ka biseduar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Haradinaj i ka thënë Kosnettit se të gjitha partitë duhet të jenë të përkushtuara për një proces zgjedhor fer dhe demokratik.

“Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me theks të veçantë zgjedhjet dhe maturinë politike që Kosova ka treguar deri më tani. Theksova se bashkërisht, të gjitha partitë duhet të jemi të përkushtuar për një proces zgjedhor fer dhe demokratik, si dhe të fuqizojmë besimin e qytetarëve në institucionet tona”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Në takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit politike, me…

Gepostet von Ramush Haradinaj am Donnerstag, 29. August 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan, Philip Kosnett, ka vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve…