Haradinaj takon ambasadorin britanik, i flet për anëtarësimin në NATO si domosdoshmëri për Kosovën

19 maj 2026 | 15:03

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në selinë qendrore të partisë, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve.

Haradinaj ka njoftuar se ka folur me ambasadorin britanik edhe për anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Atlantikut të Veriut (NATO) si “domosdoshmëri”.

“Me ambasadorin Jonathan Hargreaves, biseduam për proceset nëpër të cilat po kalon vendi ynë dhe për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Republikës së Kosovës. Ambasadorin Hargreaves e falënderova për angazhimin e tij dhe të Mbretërisë së Bashkuar në mbështetje të Republikës së Kosovës. Kosova vlerëson lart marrëdhëniet e shkëlqyera me Mbretërinë e Bashkuar dhe mbështetjen e vazhdueshme për forcimin e subjektivitetit tonë shtetëror në arenën ndërkombëtare. Në këtë drejtim, anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet një domosdoshmëri strategjike për paqen, sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në rajon”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat…