Haradinaj takon bashkatdhetarët në Londër, u premton përkrahje për investime në Kosovë

08 korrik 2018 | 21:27

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj gjatë qëndrimit tij në Londër, ka takuar disa nga bashkatdhetarët nga Kosova dhe Shqipëria.

Këtë ai e bëri të ditur përmes një statusi në profilin e vet në “Facebook”, ku ka thënë se diaspora vazhdon të mbetet shtyllë e fortë ekonomike për vendin tonë dhe pasqyrë e vlerave tona historike.

Ai ka premtuar se si kryeministër do të vazhdojë të punojë për një ambient të përshtatshëm për investime direkte të huaja.

Ky është postim i tij:

Bashkatdhetarët nga Kosova dhe Shqipëria vazhdojnë të mbeten shtyllë e fortë ekonomike për vendin dhe pasqyrë e vlerave tona historike, kulturore e artistike në botë.

Sot në Londër pata kënaqësinë të takojë një pjesë të tyre, nga të cilët ndëgjova shumë histori suksesi.

Si Kryeministër i vendit, do të vazhdojë të punojë për ambient të përshtatshëm për investime direkte të huaja, me theks për investime nga diaspora jonë që janë vlerë e pakontestueshme e jona, vlerë që tregimin për Kosovën e kanë ndërtuar dhe vazhdojnë ta mbrojnë e pasurojnë në mënyrën më të mirë!

Image may contain: 7 people

Image may contain: 2 people, indoor

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stresi kronik mund të afektojë negativisht sistemin tuaj të imunitetit,…