Haradinaj takon përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të Vishegradit

29 mars 2019 | 15:18

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të Vishegradit, të cilët i ka falënderuar për kontributin e vazhdueshëm të këtyre shteteve për siguri dhe stabilitet në kuadër të KFOR-it, si dhe për mbështetjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Takim miqësor me ambasadorin e Hungarisë, Laszlo Markusz, Shefin e Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, dhe ushtruesin e detyrës së ambasadorit të Çekisë në Kosovë, Dushan Kralik. Përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të Vishegradit iu shpreha mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm për siguri dhe stabilitet në kuadër të KFOR-it dhe përmes organizatave ndërkombëtare në Kosovë, si dhe përkrahjen e shtetit tonë në procesin e integrimit evropian dhe MSA-së, si marrëdhënie kontraktuale me BE-në”, ka shkruar Haradinja në profilin e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur sot në takim…