Haradinaj thirrje për bashkim kundër Kurtit: Mocioni për shkarkimin e tij, sot është interes kombëtar

01 korrik 2023 | 23:07

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pasi BE-ja ka konfirmuar sanksionet ndaj Kosovës. Haradinaj thotë se para pak ditësh ka kërkuar mocion për shkarkimin e Kurtit, meqë ka qenë i vetdijshëm për rrugën pa krye ku po futet Kosova.

Haradinaj thotë se sanskionet e BE-së dhe paralajmërimet e SHBA-së tregojnë se Qeveria është në rrugë të gabuar dhe se s’ka shpresë.

Ish-kryeministri ka thënë se është koha që të bashkohen të gjithë ata që kanë interes parësor Kosovën, dhe të jetësojnë mocionin për shkarkimin e Qeverisë Kurti.

Ai thotë se hezitimi për të vepruar në një kohë krizë të tillë për vendin është bashkëfajësi.

Reagimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

I vetëdijshëm se Kosova me këtë kryeministër po hyn në një rrugë pa krye, para pak ditësh kërkova mocion për shkarkimin e Albin Kurtit.

Sanksionet e BE-së ndaj Kosovës dhe paralajmërimet e SHBA-së se Qeveria e Kosovës është në rrugë të gabuar, e dëshmojnë se sa e rrezikshme dhe e pashpresë është gjendja, e cila fatkeqësisht do të shkojë duke u përkeqësuar gjithnjë e më shumë.

Prandaj sot është koha të veprohet dhe të bashkohen të gjithë ata që interes parësor e kanë Kosovën, qofshin në opozitë ose edhe deputetë të shumicës, e ta jetësojnë mocionin për shkarkimin e kësaj Qeverie.

Hezitimi për të vepruar në kohë të një krize kaq të thellë e me pasoja të paimagjinueshme për vendin është bashkëfajësi.

Mocioni për shkarkimin e Albin Kurtit, sot është interes kombëtar!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se sot Kosova…