Çitaku: Rezultati i qeverisjes së Kurtit, Kosova e përçarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët

01 korrik 2023 | 22:56

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se sot Kosova është e përçarë nga brenda dhe e sanksionuar nga aleatët.

Ajo ka shkruar në “Facebook” se Kosova nuk i takon një njeriu.

Postimi i plotë i Çitakut:

Kosova sot:
E përçarë nga brenda, dhe e sanksionuar nga aleatët. Ky është rezultati i qeverisjes së Albin Kurtit.
Vlerat monetare të humbura nga ky sanksionim janë pakrahasimisht më të vogla se dëmi që i është bërë kredibilitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Unë e di që Kurtit nuk i bëhet vonë as për MSA e as për IPA. Tek e fundit ai dhe VV nuk kanë votuar për ratifikimin e MSA në Kuvend.
Por, Kosova nuk i takon një njeriu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar sërish për zhvillimet…