Haradinaj thotë se marrëveshja për linjën hekurudhore nuk i bën dëm Kosovës

27 janar 2020 | 11:36

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për linjën hekurudhore nuk është në dëm të Republikës së Kosovës.

Haradinaj pas homazheve tek obelisku u hebrenjve me rastin e Ditës Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit, ka thënë se i mirëpret marrëveshjet e tilla.

“Kemi hekurudha të dobëta. Në fakt ato janë në gjendje të mjerueshme. Tani jemi në proces të renovimin në tërësi përmes një projekti të madh me BE-në dhe një marrëveshje me Serbinë nuk i bën asnjë dëm Kosovës”.

“Fakti që po ndodhin disa marrëveshje që kanë një karakter të qarkullimit të njerëzve, ngase për shkak të taksës nuk përfshihen mallrat, e mirëpresim. E kemi kërkuar edhe në të kaluarën një dialog pa kushte, pa heqjen e taksës”, ka thënë Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një avion i pasagjerëve që i përket “Ariana Airlines” është…