Haradinaj thotë se pasojat do të jenë të mëdha nëse kalon pa ndryshme draft-statutit i Asociacionit

08 dhjetor 2023 | 13:57

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë se janë njëzëri në parti sa i përket pasojave që shpërfaqë draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Njëzëri për pasojat e ASK-së që tashmë kryeministri Kurti e ka pranuar, kjo si derivat i tij, që me vite refuzoi që Kosova vet ta krijojë këtë statut”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Haradinaj ka theksuar se Kosova e 17 shkurtit nuk do ta ketë formatin e njëjtë, nëse kalon ky version i propozuar, pa ndryshime.

“Tash të shohim, por Kosova e 17 shkurtit të 2008, nuk do ta ketë formatin e njëjtë, as kushtetues e as ligjzbatues nëse kalon ky version i draft-statutit pa u ndryshuar”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo do të arrijë një moment historik të ri…