Haradinaj thotë se po përgatitet transformimi i FSK-së

01 shtator 2018 | 11:07

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, po merr pjesë në Forumin e 13-të të Dubrovnikut.

Ai gjatë panelit të diskutimit të këtij Forumi ka theksuar se po punohet që ndërlidhja e rajonit të jetë në funksion të integrimeve europiane.

“E ardhmja jonë varet nga aftësia për t’iu përshtatur ndryshimeve demokratike, duke e përqafuar agjendën europiane që i siguron Kosovës prosperitet dhe integrime”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Haradinaj theksoi se objektiv kryesor mbetet integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO.

“Vendi ynë po përgatitet për transformimin e FSK-së në forcë të armatosur, sipas standardeve të NATO-s, duke synuar bashkëpunimin me vendet aleate në forcimin e stabilitetit në rajon, Europë dhe në botë. Kosova ka paguar çmim të shtrenjtë për paqen që ka sot, ia din vlerën, dhe është e vendosur për partneritet me të gjitha vendet që janë të përkushtuara për paqen e përhershme në rajonin tonë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth orës 8 e 30 në mëngjes, është dëgjuar një…