Haradinaj tregon se si e priti kthimin e Donikës në AAK

15 mars 2018 | 13:11

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se në procese të ndjeshme për vendin nevojitet roli i secilit dhe sipas tij, Donika Kadaj-Bujupi, ka përvojë në tema politike.

“Donikës i kam uruar mirëseardhje. Kemi rrugëtuar për një kohë të gjatë bashkë. Janë procese të ndjeshme në vend dhe nevojitet roli i secilit. Në këtë rast Donika ka përvojë në tema politike”, është shprehur Haradinaj.

Haradinaj ka mohuar mundësinë që Kadaj-Bujupi të ketë kërkuar ndonjë post ministror apo ndonjë favor tjetër, në këmbim të kthimit në AAK.

Sipas tij, asaj i është pamundësuar veprimi në Vetëvendosje pas ndryshimeve që kanë ndodhur.

“Ajo nuk ka bërë ndonjë kërkesë të çfarëdo natyre qoftë. Vlerësimi i saj ishte se ‘dua me dhanë kontribut’ e që është pamundësuar në organizatën ku ishte me këto ndryshime që ndodhën. Ajo dëshiron të vazhdojë kontributin me neve”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas afër pesë vjetëve të negociatave në mes të Shoqatës…