Haradinaj: U largova nga takimi, Kurti na mbante ligjërata

08 nëntor 09:09

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka treguar arsyen e largimit nga takimi me Kurtin dhe dy liderët e opozitës, Krasniqin e Abdixhikun.

Ish-kryeministri Haradinaj ka thënë se u detyrua ta lëshonte takimin pasi kryeministri Kurti u ka mbajtur ligjerata.

Haradinaj shprehet se Kurti nuk ua ka sqaruar ” se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre”.

Postimi i tij i plotë:

Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.

Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

Kujtojmë se Haradinaj lëshoi takimin pak minuta pasi filloi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar liderët e opozitës për t’u takuar pas zhvillimeve të fundit në Veri, në takim vazhdojnë të qëndrojnë Lumir Abdixhiku e Memli Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sherif Konjufca, bashkëpunëtori i profesorit të shquar shqiptar, Ukshin Hoti,…