Konjufca thotë se Ukshin Hoti në ’93 braktisi LDK-në: E kanë luftuar nga brenda partisë

08 nëntor 2022 | 08:51

Sherif Konjufca, bashkëpunëtori i profesorit të shquar shqiptar, Ukshin Hoti, ka folur për historinë e njohjes me të në emisionin “n’Demos”.

Konjufca ka treguar mënyrën e veçantë të ligjerimit të profesorit Hoti, i cili dallonte nga të tjerët.

“Unë Ukshin Hotin si emër e kam njohur përpara, unë isha student i gazetarisë, edhe unë për knaqësi shkoja dhe i ndiqja ligjëratat tek profesor Ukshin Hoti, kam pasur biseda e takime shumë të vlefshme, ai ka qenë idolli im, kishte një përgatitje të lartë profesionale, kishte një horizont shumë të gjerë, kishte një metodë interesant, ai e nxjerrte gazetën, ku i shkonte gishti tek një artikull, për atë bisedonte më pas me nxënësin”, ka thënë ai.

Ish i burgosuri politik ka rrëfyer edhe situatën e lidhjen që kishte veprimtari shqiptar, Ukshin Hoti me partinë më të vjetër në vend.

“Intelegjenca e Kosovës ka qenë shumë fluide dhe opurtuniste me shumicë, kanë thanë keq që po na dënojnë demonstruesit, por nuk kanë bërë asgjë për me mbrojt haptasi, kësisoj kanë vepruar vetëm Ukshin Hoti, Rexhep Qosja e të tjerë. Në vitet ’90, Rugova kërkonte Kosovën Republikë, e dihej që me marrëveshje e me paqe nuk arrihej me serbë. Ukshin Hoti ka dal në 1993 nga LDK, sepse nga brenda, ai ka qenë kryetar i Degës së Rahovecit, e kanë luftuar nga brenda atë, edhe ia kanë pru punën që me dhanë dorëheqje nga LDK”, ka deklaruar Konjufca.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk ka ndonjë dobi të madhe marrëveshja me Serbinë e…