Haradinaj: Unë s’bëj marrëveshje me Kurtin për zgjedhje

26 mars 2024 | 23:02

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj sonte në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nuk bën marrëveshje me Kurtin.

Ai tha se mocion për rrëzimin e tij po, por marrëveshje me Kurtin për të shkuar në zgjedhje nuk bën.

“Në momentin e parë që kryetari i Qeverisë i bën thirrje forcave të tjera politike për marrëveshje për zgjedhje, unë mendoj që kjo detyrë është e presidentes, marrëeshja pra”.

“Unë nuk bëj marrëveshje me Kurtin për zgjedhje, mocion po, për ta rrëzuar Kurtin po, kurdo që mbërrijmë, sot, nesër, por marrëveshje me të për të shkuar në zgjedhje nuk bëj”, u shpreh Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka mbetur i plagosur sot si pasojë e…