Haradinaj uron Krishtlindjet ortodokse

06 janar 2019 | 13:00

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, u ka uruar Krishtlindjet ortodokse të gjithë atyre që festojnë sipas kalendarit julian.

“Të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe atyre ndërkombëtarë, të cilët shërbejnë në misione të ndryshme në vend, që festojnë sipas kalendarit julian, urime për shumë mot Krishtlindja ortodokse!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka shtuar se kjo festë është nxitje për promovimin e vlerave njerëzore, si mishërim i hyjnores.

“Realiteti shumëfetar i shoqërisë sonë duhet të na shërbejë si motiv shtesë që ta ndërtojmë një shtet, që garanton më shumë shpresë, mirëqenie ekonomike dhe siguri për qytetarët. Kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati. Sretan Božić!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fenerbahçe pas rezultateve jo të mira në Superligën turke të…