
Haradinaj uron për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit
10 mars 2024
| 17:14
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, mërgatë dhe trevat shqiptare, për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
“Myftiun Naim Tërnava, Bashkësinë Islame të Kosovës dhe të gjithë besimtarët myslimanë në Kosovë, Mërgatë dhe trevat shqiptare, i uroj për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit! Në këtë muaj të mëshirës, le të shpërfaqen virtytet më të mira njerëzore, paqja, dashuria, solidariteti e mirëqenia. Agjërim të lehtë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.