Ministri Nufi në DASh: Çojmë përpara bashkëpunimin brenda NATO-s
14 qershor 2026
| 11:25
Përfaqësues nga Shqipëria po zhvillojnë biseda konstruktive me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh) në Uashington.
Prirës i bisedave nga ana e Shqipërisë ishte ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i cili ka bërë me dije se diskutimet i ka zhvilluar me zëvendësndihmës sekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe zëvendënsndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.
“Çojmë përpara bashkëpunimin brenda Aleancës së NATO dhe mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e mbrojtjes”, ka shkruar Nufi në rrjetet sociale.



