Haradinaj: Vendimi për shkarkimin e Sefajt dhe Gashit, i parevokueshëm

30 mars 2018 | 11:19

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur në Kuvend për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Falmur Sefaj dhe drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi.

“Kam kërkuar informatat nga drejtori i AKI-së, ministri i Brendshëm dhe nga ai i Drejtësisë. Nga informata që kam ky aksion ishte bilaterial. Në pamje të parë ky deportim nuk ka pasur shkelje ligjore, por ekzistojnë disa shkelje tjera”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se këto shkarkime nuk kanë qenë të menduar ma herët. Sipas tij me këto vendime e mbrojnë vendin.

Haradinaj ka thënë se vendimi për lirimin e Sefajt dhe Gashit nga detyra është i parevokueshëm.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia Kundër Korrupsionit  (AKK) njofton të gjithë zyrtarët e lartë…