Haradinaj: Vizat dhe taksa nuk janë të ndërlidhura

18 qershor 2019 | 19:55

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave nuk ndërlidhet me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.

“Sikurse e dinin Kosova i ka zbatuar të gjitha kushtet për liberalizim. Edhe ne klauzolën ose ne piken ku folët për liberalizimin nuk përmendet taksa në atë pike. Nuk është problem i ndërlidhur”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.

“Taksa është një problem në marrëdhëniet me të gjithë. Është një temë e ngritur. Por, ne nuk e kemi procesin tanë të dialogut dhe procesin e anëtarësimit në BE të kushtëzuar me taksën. Ta keni parasysh dallojnë këto tema. Por është një temë, është një problem në procesin e dialogut – ne e kemi dhënë edhe mundësinë se si me dalë”, ka dekalruar  Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Disiplinor i Shkallës së Parë i Federatës së Futbollit…