Haradinaj, vizitë zyrtare në ShBA

24 shkurt 2019 | 15:17

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVLUÇK), Nasim Haradinaj është duke qëndruar për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Gjatë kësaj vizite, Haradinaj ka marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit të Kosovës për 11- vjetorin e Pavarësisë në Waterbury, së bashku me Teuta Sahatqija, konsulle e Kosovës në Nju Jork dhe majorin Mhill Gjuraj.

Në këtë ceremoni, Haradinaj ka mbajtur një fjalë rasti, si dhe ka shpërndarë disa mirënjohje në emër të OVLUÇK-së për komunitetin shqiptar.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite Haradinaj është pritur në takim nga Monroe Webster në Waterbery Kenerike-ShBA.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampionia aktuale e Kosovës në futboll, Drita pas fitores në…