Haradinaj viziton bashkëluftëtarin i cili po përballet me një sëmundje të rëndë

24 dhjetor 2018 | 13:48

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar mikun e tij dhe luftëtarin e lirisë, Avni Hysenin, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë.

Haradinaj duke i uruar shërim të shpejtë Hysenit e ka falënderuar stafin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për kujdesin ndaj pacientëve.

“Sot vizitova mikun tim dhe luftëtarin e lirisë, Avni Hysenin, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë. Duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, falënderova stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një udhëtimi në tregun e Krishtlindjeve në Meppen, ish-ylli…