Haradinaj viziton kompaninë ‘Meka’, premton përkrahje për prodhuesit vendorë

04 shtator 2019 | 12:25

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot kompaninë “Meka” në Dragash, ku nga afër është njoftuar për planin zhvillimor të kësaj kompanie për të ardhmen dhe impaktin e taksës 100% në ngritjen e kapaciteteve prodhuese.

Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se krahas reformave fiskale për lirimin e lëndës së parë nga TVSh-ja, me këmbëngulje do të vazhdojë në krijimin e klimës së volitshme për kompanitë vendore. “Sot, isha dëshmitar i kapacitetit mbresëlënës të prodhimit cilësor në kompaninë ‘Meka’ të familjes së vyer Piraj, një shembull i shkëlqyer se si sektori privat respekton të drejtat e punëtorëve dhe që ka fituar besimin e konsumatorit në nivel global”.

“Nga pronari Burim Piraj, u njoftova për planin zhvillimor të kompanisë për të ardhmen dhe impaktin e taksës 100 për qind  në ngritjen e kapaciteteve prodhuese, rrjedhimisht edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. Krahas reformave fiskale për lirimin e lëndës së parë nga TVSh-ja dhe lehtësirave tjera, me këmbëngulje do të vazhdojmë në krijimin e klimës së volitshme për kompanitë vendore, që të rrisin prodhimtarinë me cilësi të garantuar dhe të shtojnë numrin e të punësuarve, duke iu siguruar pagë dhe kushte të dinjitetshme në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, people smiling, people standing and indoorImage may contain: 4 people, people sitting and table

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka vendosur që…