Haradinaj: Vuçiqi do të nënshkruaj, njohja vjen kur Serbia është afër BE-së

14 mars 2023 | 21:20

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është shprehur optimist se presidenti i Serbisë,  Aleksandar Vuçiq do ta nënshkruaj marrëveshjen me Kosovën.

I ftuar në emisionin” Këndi i Debatit” në Tëvë1, i pari i AAK-së tha se presidenti serb tashmë është i vetëdijshëm se nënshkrimi i marrëveshjes nuk është vetëm politikë e jashtme por edhe politikë e sigurisë.

“Vuçiq do ta nënshkruaj sepse është i vetëdijshëm që nuk është vetëm politikë e jashtme, por është kryesisht edhe politikë e sigurisë. Besoj që kur po them se është një e arritur e madhe është shkencë, se shihni vetëm në dy faqe tekst janë zgjidhur problemet e shekujve që shkuan dhe që do të vijnë. Besoj se me këtë shkencë është arritur ajo që ishte dashtë me u arritë me kompensime dikur, është arritë me gjendjen de facto dhe de jure në planin ndërkombëtar. De facto në bilateral dhe de jure ndërkombëtar. Tani aty ku thuhet që vendet nuk do ta pengojnë njëra-tjetrën në integrimet në Bashkimin Evropian, ajo i drejtohet Kosovës se edhe Kosova nuk do ta pengojë Serbinë për anëtarësim në BE, sepse mos arritja e njohjes së ndërsjellë Kosovë – Serbi mund të jetë pengesë për Serbinë për t’u anëtarësuar në BE”, u shpreh Haradinaj.

Ish-kryeministri Haradinaj, theksoi se me marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë sipas tij, nuk do të rikthehet më dialogu mes të dyja vendeve sa i përket statusit.

“Pra nuk mendoj që ka mbet negocim i mëtejmë për marrjen e njohjes, pra nuk është më i nevojshëm ai negocijim. Ne do të bëjmë marrëdhënie bileterale, do të negociojmë se edhe aty parashihet bashkëpunim në shumë fusha siç i bëjmë me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, por nuk besoj se do të rikthehet më ndonjëherë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket statusit. Marrëdhëniet bileterale janë çështje e vullnetit kurdo që arrihen janë të mira. Ne duhet të shkojmë nëpër etapa,  por ajo që e kemi të konfirmume është se marrëveshja e dakorduar pra ky tekst i marrëveshjes që është bërë publik do të përshëndetet nga të gjitha vendet e BE-së me këtë rast është veç një e arritur e madhe, sepse do ta përshëndesin edhe vendet jo njohëse në krejt elementet e veta të kësaj marrëveshje”, tha Haradionaj.

Teksa sa i përket dinamikës kohore se cila nga vendet mosnjohëse do ta njohë e para Kosovën, Haradinaj tha se është herët të flitet për një gjë të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,…