Haradinaj, Vuçiqit: Reflekto është koha të prezantosh vlera evropiane

24 maj 2019 | 15:27

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar reflektim nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se është koha që presidenti serb të prezantoj vlera evropiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje.

“Reflekto Z. Vuçiq! Është koha që të prezantosh vlera evropiane dhe jo qëndrime të cilat i ke prezantuar në të kaluarën, qëndrime këto që kanë shkaktuar tragjedi dhe dhimbje. Shteti i Kosovës është edhe shteti i serbëve të Kosovës, një shoqëri që ne e ndajmë së bashku. Neve na duhet shpresë dhe Kosova është gati për marrëveshje me të cilën pranohet realiteti i dy shteteve, në kufijtë ekzistues dhe respekt reciprok”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shpopullimi e ka detyruar bashkinë e një qyteze në Spanjë…