Kosova dhe Çekia diskutojnë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

19 nëntor 2026 | 08:15

Ambasadorja e Kosovës, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, ka zhvilluar një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Institutit Kombëtar për Mbrojtjen e Monumenteve të Republikës Çeke, Nadezda Goryczkova, ku është diskutuar mundësia e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e trashëgimisë kulturore.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua shkëmbimit të ekspertizës dhe praktikave profesionale ndërmjet institucioneve përkatëse të Kosovës dhe Çekisë, shkruan Telegrafi.

Diskutimet u fokusuan veçanërisht në fushat e konservimit, restaurimit dhe mbrojtjes së monumenteve të trashëgimisë kulturore.

Republika Çeke ka një traditë të gjatë institucionale dhe profesionale në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, ndërsa përvoja e saj shihet si mundësi për forcimin e kapaciteteve dhe avancimin e praktikave të institucioneve të Kosovës në këtë sektor.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Komisioni Evropian është përballur me një sulm të madh kibernetik,…