Haradinaj zbulon detaje për Korab Bajgorën që e kërcënoi dhe e fyu
22 prill 2026
| 00:01
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folur për Korab Bajgorën i cili e kërcënoi Haradinajn. Ai tha në “Rubikon” të Klan Kosova se personi në fjalë është narkoman dhe kishte kërcënuar familjen e tij.
Sipas Haradinajt Bajgora ka mbajtur familjen e tij nën kërcënimin e armës, derisa ka ndërhyrë policia.
“Ky ish narkoman, e kish kërcënu familjen e vet dhe e kish mabjtë peng dhe Policia kishin shku para një viti sepse ka dasht me vra familjen e vet. E ka mbajtur familjen e vet nën kërcënim të armës”, ka thënë ai.



